UBT

Hoxhaj në Dubrovnik: Kosova shembull në parandalimin e kërcënimeve të jashtme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në ditën e dytë të vizitës së tij në Dubrovnik të Kroacisë, ka marrë pjesë në Forumin Vjetor të Dubrovnikut.

“Në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci ku temë kryesore ishte paqja, stabiliteti dhe siguria në Mesdhe, konstatohet nga të gjithë që Kosova është një shembull i shtetndërtimit të suksesshëm në planin e brendshëm dhe një shembull i angazhimit të saj rajonal dhe ndërkombëtar në parandalimin e kërcënimeve të jashtme”, ka thënë Hoxhaj, njofton kumtesa, përcjell “Zeri.info”.

Ministri Hoxhaj në diskutimet e panelit të parë të diskutimeve të këtij forumi ka folur për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, si dhe për sfidat e sigurisë që ekzistojnë aktualisht.

Hoxhaj ka theksuar se ka ende probleme ndërshtetërore të pazgjidhura mes vendeve të caktuara të Evropës Juglindore, duke përmendur këtu edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, çështjen mospajtimeve për emrin e Maqedonisë, me Greqinë etj.

Mobi Casa

Ministri Hoxhaj në fjalën e tij ka thënë se ekzistojnë disa rreziqe që mund të ndikojnë në stabilitetin e Evropës Juglindore, siç janë rritja e nacionalizmit, institucionet e brishta, varfëria, dhe në anën tjetër lufta informative dhe lajmet e rrejshme janë po ashtu cenues të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Këto rreziqe, ka thënë Hoxhaj, mund të luftohen me institucione të forta dhe me ndihmën e shoqërisë civile dhe medias.

Për dy ditë me radhë, Hoxhaj ka qëndruar në Dubrovnik të Kroacisë ku përveç Forumit të Dubrovnikut sot, ka marrë pjesë në Samitin e SEECP-së gjatë ditës së djeshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.