UBT

Hoxhaj: Në 15 vitet e fundit asnjë grup negociator i Kosovës nuk pranoi që statusi i Kosovës të mbetet çështje e hapur – Kurti pranoi neutralitetin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar debati për dialogun Kosovë-Serbi.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se është një shqetësim se me planin e fundit a ruhet funksionaliteti i shtetit të Kosovës.

Ai thotë se Kurti pranoi me shkrim dhe me gojë se statusi i Kosovës mbetet çështje e hapur.

“Asnjë grup negociator i Kosovës në këto 15 vitet e fundit nuk ka pranuar me shkrim apo gojë që statusi i Kosovës është çështje e hapur. Kurti pranoi neutralitetin e statusit të Kosovës”.

Mobi Casa

Deputeti opozitar thotë se me këtë plan u formalizua mosnjohje ndërkombëtare e Kosovës.

“Kjo është një fitore e parë kolosale që iu ofrua Serbisë”.

Ish-ministri i jashtëm thotë se njëra ndër pikat e planit barazon viktimën me agresorin kur flitet për të kaluarën.

Hoxhaj thotë se edhe Greqia e Sllovakia prej kohësh njohin pasaportën e Kosovës por sipas tij kjo nuk nënkupton njohje të shtetit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.