UBT

Hoxhaj: Ndjej keqardhje për kryeministrin Hoti, po shkon në dialog pa strategji

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj në seancën ku po raporton kryeministri Avdullah Hoti për takimin e tij në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se po ndjen keqardhje për kryeministrin Hoti.

“Nuk pata përshtypje që dëgjuam diçka të re nga ai takim. Vullneti i kryeministrit dhe qeverisë që të na informoi neve se çfarë po ndodh në Bruksel është jetike. Si deputet i opozitës dhe si një njeri që ka qenë gjatë në këtë proces, ma shumë po ndjej keqardhje sesa me pas motiv të brendshëm të ushtrimit të një kritike të mirëfilltë”, ka thënë Hoxhaj

Hoxhaj ka folur edhe për emërimin e koordinatorit shtetëror për dialog, Skender Hyseni, duke thënë se është përzgjedhje e mirë pasi që sipas tij, Hyseni është i mbi kualifikuar.

Uji Dea

Hoxhaj tutje ka thënë se është shqetësuese mos koordinimi i partnerëve të koalicionit për përzgjedhjen e koordinatorit.

“Nëse partnerët e koalicionit nuk mund të koordinohen për ta zgjedh koordinatorin, dhe koordinatori shkon e përfaqëson Kosovën në raport me Serbinë imagjinoni peshën e koordinatorit.
Kemi hy në një proces ku më i rëndësishëm është rruga që e bëjmë sesa qëllimi”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj shtoi se kryeministri Hoti po shkon në dialog pa strategji, dhe kjo nuk është e mirë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.