UBT

Hoxhaj: Na duhet konsensus për temat nacionale

/ 2 minuta lexim

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë foltores së Kuvendit ku po diskutohet programi qeverisës i Kosovës, është shprehur se çështja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të përfundojë.

Ai ka thënë se është e pakuptimtë që vendi të mbahet i izoluar. Hoxhaj ka folur edhe për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Thotë se nëse nisen hapat drejt kësaj çështjeje në vitin 2018 atëherë Kosova ushtrinë e saj do të mund ta ketë në vitin 2028.

Hoxhaj deklaron se Kosova me ushtri të mirëfilltë do të bëhet tek në vitin 2028. Ai nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se nëse procedurat për themelimin e FSK-së në ushtri nisin në vitin 2018, atëherë vendi vetëm pas 10 viteve do të mundë të ketë një ushtri të mirëfilltë.

UBT

“Nëse marrim vendim në 2018 në vitin 2028 do të mundë të kemi një ushtri të mirëfilltë”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë që për Demarkacionin ai thotë se kjo çështje duhet zgjedhur në një afat sa më të shkurtër kohor.

“Temat të cilat u ngritën, janë tema të cilat na presin. Liberalizimi i vizave dhe ratifikimi i Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi. Ne e kemi proceduar Marrëveshjen për këtë punë. Nuk do t’iu them deputetëve se si duhet të votojnë e asnjë subjekti politik. Vetëm një gjë ua them: E di që kur kemi fushata zgjedhore ajo bëhet në formë poetike. Çka është premtua në opozitë, është premtua në opozitë. Shënjimi i vijës kufitare duhet të përmbyllet. Është e pakuptimtë që të shtyhet në pakufi kjo temë dhe të mbahet vendi i izoluar”, ka thënë Hoxhaj.