Eko Higjiena

Hoxhaj: Mospranimi i përgjegjësisë për krimet e luftës në Kosovë nga forcat serbe, po vazhdon edhe pas dy dekadash

/ 2 minuta lexim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se mospranimi i përgjegjësisë për krimet e luftës të kryera në Kosovë nga forcat serbe, kundër popullatës civile po vazhdon edhe pas dy dekadash nga konflikti.

Hoxhaj në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj dënimit të Rajko Kozlinit, duke thënë se dënimi i tij me 15 vjet burgim në Serbi është ofendim i dyfishtë ndaj viktimave, familjeve të tyre dhe popullit të Kosovës.

Eco Higjiena

“Mospranimi i përgjegjësisë për krimet e luftës të kryera në Kosovë nga forcat serbe, kundër popullatës civile po vazhdon edhe pas dy dekadash nga konflikti. Krimineli që vrau 31 civilë në Tërrnje të Therandës, përfshirë gra, pleq e fëmijë, dënohet me vetëm 15 vjet burgim, në Serbi. Kjo nuk është vetëm një padrejtësi e radhës, por edhe një ofendim dhe krim i dyfishtë ndaj viktimave, familjeve të tyre dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar në Facebook, Enver Hoxhaj.

Ndërsa dje departamenti i veçantë për krime të luftës i Gjykatës së Lartë të Beogradit e ka dënuar me 15 vjet burgim, Rajko Kozlin, ish-pjesëtar i ushtrisë jugosllave, për vrasjen e 15 dhe plagosjen e dy civilëve shqiptarë në Tërnje, afër Suharekës, në mars të vitit 1999./Telegrafi/