Hoxhaj: Mosnjohja nga 5 shtetet e BE-së, goditja më e madhe e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj tha sot se mos njohja e shtetësisë së Kosovës nga 5 shtetet anëtarë të BE-së ka qenë një nga dy goditjet më të fuqishme që i janë bërë Kosovës në kohën e shpalljes së pavarësisë raporton “Zeri.info”.
“Nëse ka dy goditje që Kosova i ka marrë janë mos antarësismi i Kosovës në OKB dhe mos njohja nga 5 vendet e BE-së. Këto kanë qenë dy goditjet më të mëdha për Kosovën në kohën e lidhjes dhe krijimit të shtetit të Kosovës”, theksoi Hoxhaj.
Ndërsa duke folur për arsyet e mos njohjes së këtyre 5 shteteve ai tha se ka edhe kushte e qëllime qe këto shtete nuk i bëjnë publike.
“Nganjëherë ka kushte dhe qëllime që nuk tregohen. Por mu më është thënë qe ka disa arsye për këto mos njohje. Së pari 5 vendet e BE-së nuk kanë qenë të involvuara fare në temën e Kosovës së viteve 90-ta dhe disa prej tyre gjatë kohës së ish- Jugosllavisë kanë pasur më shumë qasje pro serbe sesa mbështetje ndaj shteteve që po formoheshin në atë kohë”, tha ai.
Ndërsa sipas tij arsyeje tjetër është hezitimi i tyre për Pakon e Ahtisarit.
“Së dyti këto vende me heziton e kanë parë edhe procesin e negociatave në Vjenë dhe Pakon e Ahtisarit. Ka pas një lloj hezitimi për procesin e Kosovës nga këto shtete”, tha mes tjerash Hoxhaj.
Këto komente ai i bëri në një tryezë të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) me temën “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohjes”. /Zeri/