UBT

Hoxhaj: Me 12 shtator PDK i formon institucionet

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

​Me 12 shtator partitë që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës do të tentojnë përsëri që të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, nënkryetarët. Kjo pasi me këtë datë kryesuesja e seancës Flora Brovina ka vendosur vazhdimin e seancës konstituive në takimin me përfaqësuesit e partive minoritare dhe PDK-së, derisa përfaqësuesit e Bllokut dhe Vetëvendosjes nuk kanë marr pjesë. Përfaqësuesi i PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur i bindur se të premten e javës së ardhshme PDK do t’i formoj institucionet e vendit.

Ndërsa, pas takimit, Flora Borvina tha se bashkë me përfaqësuesit e partive të pakicave dhe PDK-së, caktoi vazhdimin e seancës konstituive me 12 shtator.

Brovina nuk ka dashur të komentoj bojkotimin e këtij takimi konsultativ nga Blloku opozitar dhe Vetëvendosje, duke thënë se në këtë takim kanë marrë pjesë 11 subjekte politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

“Qëllimi i këtij takimi bazohet në aktgjykimin e Kushtetutës së Kosovës me rastin “KO 119-14” të datës 26 gusht të 2014 të caktuar për vazhdimin e seancës kosntituive të legjislaturës së pestë të filluar me 17 korrik të këtij viti e të ndërprerë nga ana ime. Ne u konsultuam së bashku sepse këtë na obligon edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese , si kryesuese e kësaj seance. Seanca konstituive ka mbetur pa përfunduar dhe ajo duhet të vazhdojë në pikën e fundit që është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Ne u morën vesh për datën 12 shtator që të mbajmë vazhdimin e seancës konstituive”, tha Brovina pas takimit.

Mirëpo, në anën tjetër përfaqësuesi i PDK-së në këtë takim, Enver Hoxhaj tha se qëndrimi i tyre si PDK është që çfarëdo date që vendos kryesuesja, PDK-ja do të marr pjesë në seancë, derisa ka kërkuar nga të gjithë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili është i qartë, i prerë dhe i kristaltë.

Hoxhaj ka thënë se për ta stabiliteti politik buron nga zgjedhjet e 8 qershorit të cilat zgjedhje kanë konfirmuar PDK-në dhe grupin e saj politik si grupin me të madh parlamentar.

“Institucionet e Kosovës do të dalin fal rezultatit të zgjedhjeve dhe këto institucione do t’i formoj PDK-ja e cila është parti fituese e këtyre zgjedhjeve, por natyrisht në sistem parlamentar ne do të gjejmë dhe krijojmë partnerë me të cilët do t’i ndërtojmë institucionet tona”, tha Hoxhaj.

Uji Dea

Ndërsa, duke komentuar mos pjesëmarrjen e Bllokut dhe Vetëvendosjes në këtë takim, Hoxhaj tha se ata që s’kanë marr pjesë e kanë lënduar Kushtetutën.

“Mendoj që çdo kush i cili sot nuk ka marr pjesë në këtë takim e ka lënduar Kushtetutën e Kosovës, nuk e ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ne i bëjmë ftesë çdo kujt i cili është në jetën politike parlamentare që ta ruaj traditën e mirë që kemi pasur, që vendime e Gjykatës të respektohen dhe çdo herë forcat politike kanë pasur madhësi shpirtërore, vizion politik, dhe interesin e shtetit, qytetarëve para interesave personale të liderëve të caktuar të partive politike”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj nuk ka dashur të flas as rreth skenarëve nëse PDK-ja nuk mund të zgjedh kryetarin e Kuvendit, duke thënë se do të shihet të premten se kush i ka votat.

Në takimin me Flora Brovinën ishin të gjithë përfaqësuesit e partive të komuniteteve. Kryetari Partisë Progresiste Demokratike, Nenad Rashiq, ka thënë se ata do të marrin pjesë në seancën e së premtes, ku ka shprehur besimin e tij se do të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët dhe të dilet nga kriza aktuale, e cila sipas tij, po shkon në dëm të qytetarëve të Kosovës.

Mirëpo, ai nuk ka treguar se cilin bllok do ta mbështesin, PDK-në, apo tri partitë e koalicionit, LDK-AAK-Nisma, duke thënë se pakicat janë neutral, pasi partitë politike duhet të gjejnë bashkëpunimin së pari, pastaj ata të iu bashkohen atyre.

“Prej fillimit kemi thanë se ne si pakica jemi në një pozitë të palakueshme. Prej fillimit kam thanë se ne pakicat duhet të jemi neutral, kur po them këtë, kam parasysh se së pari partitë shqiptare duhet të kenë një pjekuri politike dhe ata të kenë një bashkëpunim mes vete dhe ne në fund të hyjmë si një pjesë shtesë e shoqërisë kosovare…Ne jemi ndoshta jo presion, por tan kohën jemi ftuar në takime të ndryshme dhe jemi të gatshme të bashkëpunojmë, por i lus partitë shqiptare që të kenë një bashkëpunim ata, një konsensus, pastaj ne do të bashkëpunojmë”, ka thënë Rashiq.

Data 12 shtator për mbajtjen e vazhdimit të seancës konstituive, u vendos, për t’i ikur datës 11 shtator, në të cilën shënohet ngjarja e sulmit në kullat binjake në SHBA nga Al Kaida.