ARKATANA

Hoxhaj: Mbledhja e thirrur në OKB për Kosovën, pasojë e politikës së gabuar të Qeverisë Kurti

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur për Kosovën, duke thënë se politika e brendshme dhe e jashtme e gabuar e Qeverisë Kurti ka bërë që fuqitë botërore si SHBA, Britania dhe Franca të pajtohen me kundërshtarët e tyre Rusinë dhe Kinën, që të thirret mbledhja për Kosovën e Këshillit të Sigurimit e kërkuar nga Serbia.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo tregon se sa keq qëndron Republika e Kosovës ndërkombëtarisht, si një vend pa drejtim dhe pa orientim.

UBT

“Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së fuqitë kryesore perëndimore si SHBA-ja, Britania dhe Franca, nuk pajtohen për asnjë temë ndërkombëtare me kundërshtarët e tyre lindorë, Rusinë dhe Kinën, por një politikë e brendshme dhe e jashtme e gabuar e Qeverisë Kurti ka bërë që të gjithë të pajtohen që të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurimit e kërkuar nga Serbia, gjë që tregon se sa keq qëndron ndërkombëtarisht Republika e Kosovës si një vend pa drejtim dhe pa orientim.”, ka shkruar deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.