GRANDEMALL

Hoxhaj: Kuvendi shqiptar miratoi Rezolutë kundër fabrikës së gënjeshtrave të Dick Martyt, faleminderit Edi Rama

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Parlamenti shqiptar miratoi sot me 125 vota pro rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën. Rezoluta e propozuar nga shumica i konsideron të pabaza pretendimet e ngritura në vitin 2011 nga një raport i asamblesë së Këshillit të Evropës, sipas të cilit gjatë luftës në Kosovë është kryer trafik organesh njerëzore nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një reagim të shpejtë e ka lëshuar edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i PDK-së, i cili ka thënë se sot u miratua Rezoluta mbi fabrikën e gënjeshtra të prentendimeve të Martyt.

“Kuvendi i Shqipërisë sapo miratoi Rezolutë mbi fabrikën e gënjeshtrave të pretendimeve të Dick Martyt për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri nga ish-krerët e UÇK-së”, ka shkruar ai.

FIDANISHTJA

Sipas Hoxhajt, tani do t’i kërkohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të bëjë një rishikim të rezolutës që është votuar më parë dhe të rivlerësojë pretendimet e pabazuara të Martyt.

“Falënderoj veçanërisht Kryeministrin Edi Rama, të gjithë forcat politike dhe të gjithë deputetët në Kuvendin e Shqipërisë, që me 125 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim i dhanë mbështetjen kësaj rezolute”, ka shkruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.