ARKATANA

Hoxhaj-Kurtit: Mos e luaj të fortin me sindikatat dhe opozitën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Kuvendit njëherit deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit Albin Kurti që të gjejë një zgjidhje kalimtare në mënyrë që të fillojë procesi mësimor.

Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit, Hoxhaj i bëri thirrje Kurtit që mos ta luaj të fortin me sindikatat dhe opozitën.

“Kryeministri Kurti në këtë Kuvend e ka thënë se arsimi është prioritet dhe kërkon konsensus nacional, fakti që s’po ka vullnet për të kërkuar konsensus me sindikatën tregon se ku jemi. Arsimtarët janë qytetarë të Kosovës dhe ju ftoj që të riktheheni dhe të bisedoni me ta…

Ju ftoj juve për një zgjidhje kalimtare meqë nga janari mund të jetë në fuqi Ligji për Pagat është mirë të bisedoni me mësimdhënësit….

Mobi Casa

E ftoj sot që nuk ka nevojë ta luajë rolin e të fortit në raport me sindikatat e rolin e të fuqishmit në raport me opozitën, por ta kuptojë në thelb se si duket procesi demokratik”, tha Hoxhaj ndër të tjera në Kuvend.

Hoxhaj gjithashtu tha se sot është java e katërt që fëmijët kanë humbur mësimin.“Nuk do ta merrja fjalën nëse nuk do të ishte kryeministri këtu. Sot është java e katërt dhe ne jemi me 22 shtator dhe i kemi 22 humbje të mesimit, meqë mësimdhënia nuk llogaritet nga e hëna deri të premten, por edhe të shtunen dhe dielen nxënësit janë të obliguar në detyra shtëpiake. Ne nuk jemi sindikatë e sindikatës, po jemi ata që kemi fëmijë në shkolla publike dhe e dijmë se sa është e dëshme humbja e katër javëve të vitit shkollor”, tha Hoxhaj.

Ai gjithashtu ripërësirti idenë për një zgjidhje kalimtare në mënyrë që nxënësit t’u rikthehen bankave shkollore.

“Kryeministër dil bën zgjidhje”, përfundoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.