Eko Higjiena

Hoxhaj: Kryeparlamentari nxirret të enjten në votim, s’ka kandidat tjetër pos Veselit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në seancën e 24 gushtit pritet që të ndodh konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Po atë ditë edhe propozohet Kadri Veseli për Kryeparlamentar nga koalicioni PAN.

Kështu thotë për Express Enver Hoxhaj i PDK-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj shprehet i bindur se Kuvendi konstituohet të enjten e ardhshme. E bën të ditur se nuk ka kandidat tjetër për kreun e Kuvendit përveç Kadri Veselit.

“Po! Atë ditë do e propozojmë kandidatin për Kryetar të Kuvendit që është zoti Veseli dhe kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit, që do të thotë bëhet konstituimi i Kuvendit”, është shprehur Hoxhaj derisa nuk ka preferuar të flas nëse i kanë siguruar numrat për seancën e radhës të gjashtën me radhë.

Hidromorava

Kujtojmë se seancat e kaluara dështuan që të mbaheshin pasi koalicioni PAN kishte munguar. Kjo ka bërë që të mos ketë kuorum të mjaftueshëm për vazhdimin e seancës.

Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci vendosi dje në takimin konsultativ që të pranojë kërkesën e PAN-it që seanca të mbahet kur ata e kanë vendosur.

Zgjedhjet janë mbajtur më 11 qershor pasi Qeveria Mustafa u rrëzua nga Parlamenti përmes një mocionit të opozitës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.