Hidromorava

Hoxhaj kritikon Qeverinë: Kosova s’mori asnjë njohje, s’ka ministri e as diplomaci

/ 1 minutë lexim

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen në politikën e jashtme, duke thënë se tash e gati tri vjet nuk ka sjellur asnjë njohje të re.

Në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj ka publikuar një dokument komunikimi të vitit 2016 midis Ministrisë së Jashtme të Singaporit dhe Ministrisë së Jashtme të Kosovës të asaj kohe, duke e cilësuar si komunikim të suksesshëm të politikës së jashtme.

Fundamenti

“Këtë muaj ishte përvjetori i njohjes së Singaporit, ku kjo njohje është marr falë një politike të jashtme të suksesshme të Kosovës, pas disa vizitave në Singapor dhe duke ndjekur hap pas hapi, sikurse tregon ky dokument i komunikimit diplomatik të vitit 2016 në mes të MPJ-së së Singaporit dhe Kosovës!”, ka shkruar deputeti i PDK-së..

Hoxhaj tutje ka thënë se diplomacia e Kosovës është kthyer në një instrument të krijimit të degëve partiake në diasporë. /Telegrafi/