FIDANISHTJA

Hoxhaj kritikon Presidencën dhe Qeverinë për mosreagim ndaj deklaratës së G7: Politika e tyre e jashtme është politikë e rënies së lirë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar presidencën dhe qeverinë e Kosovës që nuk kanë reaguar ndaj mbështetjes që G7-ta ia dha vendit gjatë fundjavës.

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar deklaratën e përbashkët të G7-ës, vendeve më të fuqishme ekonomike të botës, në të cilën i jepet mbështetje Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se që nga e shtuna, as presidenca e Kosovës dhe as qeveria nuk e thanë asnjë fjalë për këtë.“Deklarata e tyre (G7) e së shtunës tregon se është shansë për të arritur marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB! Heshtja e Presidencës dhe Qeverisë tregon se kanë problem me orientimin në kohë dhe hapësirë dhe politika e tyre e jashtme është politikë e rënies së lirë!”, ka thënë Hoxhaj.

ARKATANA

Statusi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë!G7, të shtunën, mbështetën Kosovën dhe shtetet properëndimore në rajon e goditën Serbinë dhe serbët në Bosnje! As Presidenca dhe as Qeveria e Kosovës nuk thanë asnjë fjalë. Nuk ka asnjë institucion global që e ka mbështetur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si G7, grupi i shtatë ekonomive të botës (ShBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia)! As shkatërrimi i Jugosllavisë, e as pavarësia e gjithë shteteve që dolën nga ajo dhe anëtarësimet në BE dhe NATO, nuk kanë ndodhur pa koordinim me G7! Për Kosovën, qëndrimet e tyre të vitit 1999 dhe 2007, ishin vendimtare për lirinë dhe pavarësinë, duke i dhënë legjitimitet ndërkombëtar dhe fuqizuar Kosovën! Deklarata e tyre e së shtunës tregon se është shansë për të arritur marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB! Heshtja e Presidencës dhe Qeverisë tregon se kanë problem me orientimin në kohë dhe hapësirë dhe politika e tyre e jashtme është politikë e rënies së lirë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.