Fundamenti

Hoxhaj: Krijimi i Tribunalit, do të ishte goditje e madhe për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hoxhaj tha se formimi i Tribunalit do të ishte goditje e rëndë, por se lidhur me këtë dëgjohen shumë gjëra, dhe se ende nuk është formuar një mozaik i plotë.

Hartimi i raportit nga ana e Dick Martit dhe shkrimet e tij duhet hulumtuar se brenda një periudhe të shkurtër kohore shkroi një përmbledhje të tillë.

Ai raport tha Hoxhaj, përmban të pavërteta dhe me rastin e publikimit në vitin 2010, ishte goditje e madhe për imazhin e Kosovës.

“Ka qenë një dështim i shtetit të Kosovës dhe diplomacisë së Kosovës dhe se duhet marrë mësim nga gjërat e tilla”, tha Hoxhaj, derisa theksoi se dështime të tjera të tilla mund të ndodhin sërish.

Adri Nurkollari, tha se formimi i Tribunalit do të damkoste edhe Shqipërinë. Ai kujtoi librin e Carla del Ponte, e cila sipas tij, e përmend edhe Shqipërinë me diçka absolutisht të pavërtetë që bazohet në albanofobi.

Hoxhaj: Këtë vit merret vendimi për liberalizim të vizave
Hoxhaj thotë se këtë vit do të merret vendimi për liberalizim të vizave. Ai ka thënë se këtë e ka kuptuar gjatë vizitave të fundit në Bruksel.

Hidromorava

“Gjatë vizitave që kam pasur së fundmi në Bruksel, më kanë bërë të bindem që qytetarët e Kosovës, këtë vit do ta gëzojnë vendimin për liberalizimin e vizave”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj: Brenda PDK-së nuk ka debat për pasuesin e Thaçit, ai duhet të jetë kryeministër edhe disa vjet

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se në Partinë Demokratike të Kosovës, nuk ka debat për pasuesin e kryetarit të partisë Hashim Thaçi.

“Mendojmë se z. Thaçi duhet të jetë kryeministër edhe disa vite në vend. Nuk ka ndonjë debat se kush do të jetë trashëgues. Për këtë mund të vendos më tej Partia Demokratike e Kosovës”, tha Hoxhaj, në emisionin “Top Show” në Top Channel.

Ndërkohë, Hoxhaj ka treguar se një arsye që ai është pjesë e PDK-së, është edhe raporti i tij me kryeministrin Hashim Thaçi, me të cilin tha se njihet për shumë vjet.

“Kryeministri Thaçi dhe unë jemi shokë studimesh nga viti 1987/88”, tha Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.