United Hospital

Hoxhaj: Kosova mund të futet në një krizë politike që nuk e kemi imagjinuar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për qëndrimet e tij dhe të PDK-së për situatën e krijuar pas konstituimit të Kuvendit.

Hoxhaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini thotë një hap legal kushtetues sot në Kuvend është tejkaluar por sipas tij pa marrëveshje mes atyre që po pretendojnë të ndërtojnë koalicion Kosova mund të futet në një krizë më komplekse politike që nuk e kemi imagjinuar.

Ai ka thënë se kolegët që kanë bllokuar formimin e institucioneve kur PDK fitonte zgjedhjet po e bëjnë të njëjtën gjë edhe tani kur kanë fituar në zgjedhje, përcjell Telegrafi.

“Ata që do të duhej ta kenë mandatin për të formuar institucionet po komplikojnë situatën politike”.

Eco Higjiena

Nënkryetari i PDK-së thotë se në një partneritet qeverisës duhet të ketë besim reciprok mes palëve.

“Jam i shqetësuar për fazën që ka hyrë Kosova sot pas ngjarjeve në Kuvend ku nuk ka unitet dhe kur partnerët e koalicionit befasojnë njëri tjetrin me veprime e deklarata”.

Hoxhaj ka thënë se PDK do të qëndrojë në opozitë dhe nuk do të jetë pjesë e ndonjë kalkulimi për ndonjë matematikë qeveritare.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se reduktimi i ministrive ka qenë ide e PDK-së pas zgjedhjeve të vitit 2017./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.