Hidromorava

Hoxhaj: Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj përmes një reagimi ka thënë se Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan.

Nënkryetari i Kuvendit thekson se gjatë javës së kaluar Kosova me anë të propagandës ruse është goditur tre herë.

“Rusia është gati ta fillojë edhe një luftë tjetër kundër Ukrainës. Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan, ku vetëm gjatë javës së kaluar tri herë Kosova u godit direkt! Në fillim të javës [Vladimir] Putini akuzoi NATO-n për bombardimin e Serbisë. Por, mori përgjigje nga kancelari gjerman [Olaf] Scholz i cili i tha se NATO ndali gjenocidin serb në Kosovë! Në fund të javës së kaluar, [Sergei] Lavrovi, akuzoi Shqipërinë dhe Kosovën që po rekrutojnë mercenarë për luftën në Ukrainë! Në fund, edhe një eurodeputete franceze pro ruse gënjeu gjithashtu diçka edhe kundër Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Mobi Casa

Ai, tutje tha se kjo tregon që Kosova veçse është pjesë e betejës propagandistike të luftës në Ukrainë.

“Këtu goditet Kosova, por edhe partnerët tanë perëndimor! Një goditje e strukturuar ndaj Kosovës e asesi një rast i izoluar, por, ky nuk është fundi! Në të kaluarën, çdoherë qëllimshëm dhe në mënyrë të menduar mirë kemi reaguar kundër propagandës ruse në mënyrë zyrtare, duke dërguar dokumente strategjike në pjesë të ndryshme të botës për t’i shpërfaqë gënjeshtrat e tyre në mediet botërore”, thekson ai.

Gjithashtu, Hoxhaj ka treguar se që nga fillimi i krizës në Ukrainë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Kosovë nuk është takuar asnjëherë duke potencuar se Serbia ka mbledhur Këshillin e saj për t’i dhënë mbështetje betejës kundër Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.