UBT

Hoxhaj: Kosova e të gjithëve dhe për të gjithë‏

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në shënimin e Ditës së Boshnjakëve të Kosovës, në Prizren, ka thënë se boshnjakët sikurse vetë shteti i Kosovës kanë pasur arritje dhe sfida por që janë tejkaluar me një vullnet dhe vendosmëri për të mirën e përbashkët dhe në Kosovën e të gjithëve, e për të gjithë.

“Jeni komuniteti më dinamik dhe punëtor, pa kontributin e të cilëve as shteti ynë i lirë e i pavarur nuk do të ishte i mundur. Prandaj, ju ftoj që të vazhdoni të besoni në shtetin e Kosovës, në të cilin jetoni dhe punoni”, ka thënë ministri Hoxhaj.

FIDANISHTJA

Ai ka takuar edhe përfaqësues të këtij komuniteti nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia.