Fundamenti

Hoxhaj: Kosova duhet ta ketë prioritet anëtarësimin në NATO

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka kujtuar 73 vjetorin e themelimit të NATO-s, duke thënë se tani është koha që Kosova ta ketë një prioritet, atë të anëtarësimit në këtë Aleancë.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se sot, si kurrë më parë rendi evropian është në kërcënim serioz, pas agresionit rus në Ukrainë dhe po aq është edhe siguria globale.

“Tani, Kosova duhet ta ketë vetëm një prioritet; ANËTARËSIMIN NË NATO! Në këtë përvjetor, shprehim mirënjohjen dhe falenderimin e përjetshëm ndaj NATO-s për intervenimin që ndali gjenocidin e Serbisë në Kosovë.”, ka shkruar Hoxhaj tutje.

United Hospital

Këtë shkrim ai e bëri për përkujtimin e 73 vjetorit të themelimit të NATO-s.

Statusi i plotë i Enver Hoxhajt:

73 vjet nga themelimi i NATO-s, aleancës më të suksesshme në historinë moderne, në shërbim të sigurisë dhe paqes në botë. Sot, si kurrë më parë rendi evropian është në kërcënim serioz, pas agresionit rus në Ukrainë dhe poaq është edhe siguria globale. Tani, Kosova duhet ta ketë vetëm një prioritet; ANËTARËSIMIN NË NATO! Në këtë përvjetor, shprehim mirënjohjen dhe falenderimin e përjetshëm ndaj NATO-s për intervenimin që ndali gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.