UBT

Hoxhaj: Kosova dhe Ballkani presin më shumë mbështetje nga BE-ja

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një interviste për radion nacionale gjermane Deutschlandfunk, ka deklaruar se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për më shumë vëmendje dhe mbështetje nga BE-ja në raport me ndërmjetësimin e disa prej çështjeve të hapura ndërmjet vendeve dhe të ndihmës ekonomike.

Duke folur për Konferencën e Berlinit për Ballkanin dhe rolin e ri të Gjermanisë në këtë drejtim, Hoxhaj ka thënë se kjo përbën një kapitull të ri në historinë e Ballkanit edhe për faktin që rajoni po kalon një periudhë paqeje, pas një kohe të gjatë.

“Ky rajon nuk është më vend i krizave dhe për vendet tona nuk ka alternativa tjera pos Evropës. Kosova dhe vendet e tjera në rajon presin një dinamikë të re dhe drejtim të ri me BE-në. BE-ja dhe shtetet anëtare kanë arritur që t’i transformojnë shtetet dhe shoqëritë në rajon dhe të sigurojnë paqe, dhe në të njëjtën kohë ende ka çështje të hapura ndërmjet vendeve të rajonit. Kemi dialogun dhe përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, çështjen e emrit ndërmjet Shkupit dhe Athinës dhe ndarjet etnike në Bosnjë. Fatmirësisht, Kosova përbën një lajm të mirë në drejtim dhe dialogu me Serbinë mund të merret edhe si shembull nga dy rastet tjera si duhet të adresuar çështjet e hapura”, tha theksuar ministri Hoxhaj, gjatë intervistës për Deutschlandfunk.

ARKATANA

Sa i përket Kosovës dhe raporteve me BE-në, Hoxhaj tha se mos njohja nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, tregon se vendet njohëse duhet të bëjnë më shumë presion për njohje, në mënyrë që BE-ja të jetë më e fuqishme ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

“Jam shumë i sigurt se nuk do të merr kohë që disa nga këto vende të marrin vendimin për njohje. Ne kemi arritur MSA-në si hapi i parë në rrugën drejt integrimit”, tha ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ministri i Financave, Besim Beqaj, po përfaqësojnë Kosovën në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Berlin, nikoqir i të cilit është kancelarja gjermane, Angela Merkel. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.