Hoxhaj: Kosova, aleat i përjetshëm i SHBA’së në luftën kundër terrorizmit
Kryediplomati Enver Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social “Facecbook”, ka përkujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA, duke nënvizuar përkushtimin e Republikës së Kosovës kundër terrorizmit si sfidë globale.
“Më 11 Shtator 2001, njerëzimi u trondit nga terrorizmi, moment ky që e ndryshoi botën përgjithmonë. Edhe sot e asaj dite lufta kundër terrorizmit vazhdon të mbetet sfidë për të gjitha shoqëritë anembanë globit. Përkujtojmë dhe bashkëndjejmë me popullin amerikan tragjedinë e 11 Shtatorit, dhe mbesim të përkushtuar përkrah aleatëve tanë të përjetshëm SHBA-ve në bërjen e botës një vend më të qetë dhe më të sigurtë për tu jetuar,” ka shkruar Hoxhaj.

