Mobi Casa

Hoxhaj: Koordinim me partnerët ndërkombëtar në luftën kundër terrorizimit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Stamboll si dhe një ekip i MPJ pas sulmit në Stamboll gjatë tërë natës kanë qëndruar në vendngjarje, për të shikuar nga afër gjendjen.

Ministri Hoxhaj e dënoi ashpër sulmin në Stamboll, ndërkaq tha se do të ndërmarrin të gjitha masat që të koordinohen me partnerët ndërkombëtar dhe partnerët tanë turq në luftën kundër terrorizmit.

“Ne i kemi dënuar si Qeveri e Kosovës një akt të tillë. Natyrisht që do të ndërmarrim të gjitha masat që të koordinohemi me partnerët tanë ndërkombëtar dhe partnerët tanë turq në luftën kundër terrorizmit”, tha ai për Telegrafin.

Uji Dea

Gjithashtu Hoxhaj tha se ajo se çfarë ka ndodhur në Stamboll është një ngjarje e cila duhet të shihet si e izoluar dhe nuk ka të bëjë me sigurinë e Kosovës.

Ndryshe, nga tre sulmet në Aeroportin Ataturk mbetën të vrarë, zyrtarisht deri më tani 36 persona, ndërsa 147 të tjerë kanë mbetur të plagosur. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.