UBT

Hoxhaj: Këto zgjedhje janë mes të njohurës dhe të panjohurës, PDK është e njohura me ekip e program

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se këto zgjedhje janë mes të njohurës dhe të panjohurës.

Në Kanalin 10, Hoxhaj tha se Partia Demokratike e Kosovës është e njohura me ekipin e saj dhe me programin e saj konkret.

“Këto zgjedhje janë mes të njohurës dhe të panjohurës, PDK është e njohura me ekip e program”, ka thënë Hoxhaj.

FIDANISHTJA

Ai, tutje ka thënë se Albin Kurti nuk e do qeverisje, dhe asnjëherë nuk e ka dashur.

“Unë mendoj që Kurti nuk e do pushtetin, e asnjëherë nuk e ka dashtë. Në Janar e shkuft të 2020, ai është vetëdorëzu, kur vendi ka qenë në pandemi.”, ka thënë Hoxhaj.