GRANDEMALL

Hoxhaj kërkon seancë të mbyllur me Kurtin: Situata në veri nuk është vakum, por humnerë politike

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Nënkryetari i Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, në interpelancën e sotme ku është i ftuar kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është i zhgënjyer nga fjalimi i këtij të fundit.

Ndaj, Hoxhaj ka kërkuar që me Kurtin të mbahet një seancë e mbyllur lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit, shkruan Telegrafi.

“Kam pasur pritje që kryeministri i Kosovës nuk e fillon fjalimin e tij duke na treguar se çka shkruan në komunikatën e Bashkimit Evropian, por na jep informatë të plotë për atë se çfarë ka ndodhur deri më tash në veri. Me më shumë dëshirë do të diskutoja në një seancë të mbyllur dhe të flasim shtruar e seriozisht për këtë temë”, ka thënë ai.

Tutje, Hoxhaj ka shtuar se situata në veri të vendit është në pikën më të ultë të politikës në Kosovë në 20 vjetët e fundit.

Mobi Casa

Sipas tij, situata në atë pjesë ka thënë se nuk është vakum, por humnerë politike.

“Është fillimi më i vështirë që ka pasur ndonjëherë Kosova në 20 vitet e fundit. Nuk është vetëm vakum, por humnerë politike ku komunat e Kosovës janë pa kryetar, stacionet e policisë janë pa policë, institucionet e drejtësisë janë pa prokuror dhe gjykatës”.

“Situata në veri nëse doni thoni është vrimë e zezë e nëse doni thoni është gropë e madhe politike se aktualisht nuk ka institucione shtetërore e as proces politik për t’i krijuar ato. Më vjen keq ta them se data e 5 nëntorit është ora më e keqe e historisë moderne të shtetit të Kosovës. Çka kemi ndërtuar nga viti 2008, është shembur atë natë”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.