United Hospital

Hoxhaj kërkon platformë për dialogun në Kuvend të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se problemet mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojnë me arritjen e marrëveshjes obligative ligjore në përfundim të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Hoxhaj tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të vazhdojë, por se Kosova duhet ta ketë një platformë që paraprakisht miratohet nga Kuvendi i Kosovës, për çka duhet edhe konsensusi politik.

Asociacioni i Komunave Serbe, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj do të formohet vetëm në pajtueshmëri me kushtetutën e Kosovës, dhe nga grupi punues i përbërë nga përfaqësues shqiptarë dhe serbë të Kosovës, gjë për të cilën ka marrë iniciativë edhe presidenti, së bashku me kryeministrin dhe kryeparlamentarin. Tha se nuk ka asnjë mundësi që Serbia të mund të ndërtojë një entitet në veri të vendit, të ngjashëm me Republika Srpska.

Uji Dea

Hoxhaj ka lëvduar edhe reagimin e LDK-së në lidhje me ngjarjet e fundit në Kosovë, duke thënë se ka qenë shembull ndërsa ka thënë se është për keqardhje reagimi konspirativ i Vetëvendosjes.

Në vend të konspiracioneve, Hoxhaj tha se opozita duhet të shtrojë pyetje se mos Gjuriq e ka pasur të gatshme logon e Asociacionit kur ka hyrë ilegalisht në Kosovë, duke aluduar se ekziston një informacion i tillë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.