Hoxhaj: Ka rritje të gatishmërisë të shteteve për njohje të Kosovës
Ministri i Jashtëm i Kosovë, Enver Hoxhaj ka thënë se ka një gatishmëri në rritje të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën për të bërë një gjë të tillë. Hoxhaj ka thënë se turin lobues në New York ka takuar përfaqësues të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ku u ka bërë thirrje për një gjë të tillë.
“Në turin lobues në New York takova edhe përfaqësuesit e Greqisë, Izraelit, Sudanit Jugor dhe Singaporit, të cilëve u kam kërkuar t’i bashkohen listës prej 111 shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ka një gatishmëri në rritje të shteteve hezituese për ta njohur Kosovën dhe për këtë jam optimist”.
LEXO EDHE: Ballkanit i bëhen premtime të dyshimta
“Po ashtu, kam takuar edhe përfaqësuesit e shteteve mike si Franca, Italia e Finlanda me të cilët diskutova çështjen e koordinimit për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare në muajt e ardhshëm”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.


