Hoxhaj ka një kërkesë për Kurtin: Të zhdukurit të jenë tema e parë në dialog

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te memoriali i personave të zhdukur. Hoxhaj tha se është mirë që Qeveria aktuale e ka prioritet këtë temë.

“Është mirë që Qeveria e re e ka prioritet, në të kaluarën kjo temë është përdor dhe keqpërdor prej opozitës së dikurshme dhe qeverisë aktuale. Ne kërkojmë prej tyre që ta kenë pikë të parë dhe temë të parë në dialogun Kosovë-Serbi”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj pati edhe një kërkesë të veçantë për kryeministrin Albin Kurti.

“Kërkoj nga kryeministri Kurti dhe qeveria aktuale përtej ndarjeve partiake që kjo të jetë prioriteti më i lartë që duhet ta kenë në dialogun me Serbinë”, u shpreh Hoxhaj.

RCCOLA

Më tej u.d i kryetarit të PDK-së, theksoi se sot është një ditë e vështirë dhe e rëndë për Kosovën , pasi që është dita e të pagjeturve të cilët ishin viktima të politikës së gjenocidit.

“Pas 22 vitesh faji dhe përgjegjësia bie mbi Serbinë dhe kërkojmë që Bashkësia Ndërkombëtare të jetë më e përgjegjshme dhe të ndihmojë në gjetjen e të pagjeturve. Gjatë këtyre viteve është bërë një progres i duhur, meqë në fund të luftës kanë qenë 6012 të pa gjetur, aktualisht janë 1638 të pagjetur”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj më tej ka fajësuar Bashkimin Evropian dhe mekanizmat ndërkombëtarë që nuk kanë bërë shumë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Ne mendojmë që fakti që 22 vite pas luftës edhe ma tutje janë 1638 persona të pagjetur është një turp për BE, mekanizmat ndërkombëtarë dhe kërkojmë që sa më shumë të punohet në zbardhjen e fatit të pagjeturve”, u shpreh Hoxhaj. /Telegrafi/