Hoxhaj: Investimet gjermane do ta rimëkëmbin Kosovën dhe përmirësojnë imazhin e saj në botë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur sot me kryesuesin e Bordit të “FAKT AG”, Hubert Schulte-Kemper me të cilin ka biseduar për mundësinë e investimeve nga Gjermania në Kosovë.

Hoxhaj ka thënë se investimet gjermane përveç se do ta rimëkëmbin Kosovën, do ta përmirësojnë edhe imazhin e vendit tonë në botë.

“Investimet gjermane përveç që do ta rimekëmbin Kosovën, ato do të jenë orientim politik dhe përmirësim i imazhit tonë në botë. Me kryesuesin e Bordit të “FAKT AG”, Hubert Schulte-Kemper, biseduam për mundësinë e investimeve milionëshe gjermane në Kosovë, të cilat do të krijojnë mijëra vende të reja të punës. Për të mbështetur investimet gjermane në Kosovë, voto PDK me numrin 134”, shkruan Hoxhaj. /Telegrafi/

Mund të ju interesoj: