Hidromorava

Hoxhaj: Integrimi në NATO, synim strategjik i Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar të hënën një takim me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, me të cilin ka shkëmbyer pikëpamjet për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Ministri Hoxhaj informoi komandantin e KFOR-it për suksesin që Kosova ka arritur në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, së fundi me anëtarësimin në organizatën për bashkëpunim të sigurisë me seli në Zagreb, RACVIAC.

Uji Dea

Hoxhaj ritheksoi se procesi i integrimit në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës dhe do se të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që ky rrugëtim, që gëzon përkrahje madhore nga qytetarët e vendit, të pasurohet edhe më tutje.

Ministri Hoxhaj dhe komandanti Figliuolo u dakorduan që ky bashkëpunim reciprok të vazhdohet bazuar në një agjendë më dinamike në të ardhmen.