Eko Higjiena

Hoxhaj: Inovacioni më i madh që BE-ja mund t’ia sjellë Kosovës është liberalizimi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim zyrtar komisioneren e Bashkimit Evropian për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në këtë takim, siç njofton kumtesa, Hoxhaj theksoi se Kosova ka potencial të madh për inovacion, duke filluar nga popullsia e re në moshë, interesimi i shoqërisë civile, e deri tek investimet e Qeverisë së Kosovës në këtë fushë.

Hoxhaj tha se është shumë i rëndësishëm lansimi i agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor nga ana e Komisionit Evropian, e në veçanti foli për rëndësinë e uljes së tarifave të roamingut për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mobi Casa

Ai tha se Qeveria e Kosovës është mëse e interesuar të investojë edhe më shumë në nxitjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet inovacionit, mirëpo theksoi se regjimi i vizave për Kosovën ka kufizuar mundësitë e të rinjve kosovarë dhe ndërmarrësve që të kenë qasje në të rejat më të fundit në mënyrë të barabartë me qytetarët e tjerë të gjithë Evropës.

“Prandaj, inovacioni më i madh që mund t’i sjellë BE-ja Kosovës tanië, është liberalizimi i vizave. Ne mund të jemi vend i vogël për nga territori, vend i vogël për nga popullsia, dhe në kuptimin e ekonomisë sonë e cila është në zhvillim e sipër, mirëpo ajo se çfarë ka parë dje komisionerja Gabriel, në vizitat e saj, tregon më së miri potencialin që vendi ynë ka”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj në konferencën për shtyp pas takimit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.