ARKATANA

Hoxhaj: Idetë e Dacicit anti-evropiane

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse”, i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim më vlerat evropiane idetë e Ivicia Dacicit për shkëmbime territoresh në Ballkan.

Duke komentuar deklaratën e Dacicit se kjo ide e tij është ide private, Hoxhaj ka thënë se në politikë nuk mund të ketë ndarje ndërmjet qëndrimeve private dhe atyre zyrtare.

“Për ne, ide të tilla janë të papranueshme. Janë ide kundër multietnicitetit dhe kundër vlerave evropiane. Ide të tilla mund të sjellin vetëm dhunë, të cilat mund të reflektohen në të gjithë rajonin”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Ai po ashtu ka vlerësuar se ide të tilla mund të vënë në pikëpyetje edhe vet sigurinë e Serbisë, duke iu referuar myslimanëve në Sanxhak, apo hungarezëve në Vojvodinë.

“Ide të tilla duhet t’i takojnë njëherë e përgjithmonë së kaluarës”, ka thënë Hoxhaj.

Fundamenti

Gjatë intervistës për “Die Presse”, ministri i Jashtëm i Kosovës, po ashtu ka theksuar se Serbia tashmë e ka pranuar realitetin e Kosovës së pavarur.

“Në këta shtatë muaj ka pasur 10 takime me palën serbe në Bruksel. Marrëveshjen që e kemi dialoguar atje është shumë e rëndësishme, ngase përmes saj Serbia e njeh realitetin e Kosovës së pavarur, e njeh Kushtetutën dhe institucionet tona”, tha Hoxhaj.

Ai po ashtu ka shprehur besimin se sot do të ketë një marrëveshje për planin implementues të saj.

“Beogradi tashmë e ka kuptuar se Kosova përgjithmonë është pjesë e shteteve të pavarura në Ballkan dhe askush nuk mund të ndalë rrjedhën e historisë. Por, ne jemi të vetëdijshëm se elita e tanishme në Serbi ka një trashëgimi shumë të rëndë”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.