Hoxhaj: Identiteti i Kosovës ka rrënjë evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për identetin e Kosovës që sipas tij ka rrënjë evropiane. Në takimet vjetore për At Shtjefën Gjeçovit në Zym të Hasit, Hoxhaj ka thënë se ngjarje të tilla flasin për atë kush është Kosova.
“Takimet për At Shtjefen Gjeçovit janë një mundësi për të rishikuar të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Këto janë dëshmi të gjalla të identitetit tonë evropian, i cili për shkak të historisë, gjeografisë dhe kulturës vazhdon të mbetet i tillë. Prandaj edhe integrimi jonë në BE nuk është asgjë tjetër veçse një rikthim në Evropë aty ku Kosova dhe shqiptarët e kanë vendin” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.