GRANDEMALL

Hoxhaj i reagon 5 vendeve të BE-së: Mosnjohja është problemi, jo ushtrimi i sovranitetit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj qëndrimeve të shteteve mos-njohëse të BE-së lidhur me transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura.

Në një postim në Twitter ka thënë se shqetësimi kryesor i këtyre vendeve duhet të jetë njohja e Kosovës dhe jo vendimmarrja e një shteti Sovran sikurse është Kosova.

“Shtetet anëtare të BE-së që janë duke vonuar padrejtesisht njohjen e pavarësisë së Kosovës janë duke kontribuar në destabilizim të rajonit. Ato nuk duhet të brengosen me punët dhe vendimet e brendshme të Kosovës. Mosnjohja është problemi, jo ushtrimi i sovranitetit nga ana e Kosovës” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

ARKATANA

Reagimi i zëvendëskryeministrit, njëherësh zëvendëskryetar i PDK-së erdhi pas deklaratave të forta të ministrit të jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak i cili deklaroi se Kosova nuk e ka mbështetjen e aleatëve për formimin e ushtrisë.

“Pozicioni i BE-së është i qartë që ushtria të bëhet në koordinim me institucionet dhe Kushtetutën, ata kanë thënë se duhet edhe mbështetje ndërkombëtare, gjë të cilën momentalisht nuk e ka Kosova”, ka thënë ministri i jashtëm sllovak”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.