Fundamenti

Hoxhaj i përgjigjet ambasadorit rus për ndarjen: Jo, faleminderit

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar sot ndaj deklaratave më të reja të ambasadorit të Federatës Ruse në Beograd, i cili tha se nëse Serbia e sheh të arsyeshme ndarjen e territoreve Rusia do ta përkrahë një gjë të tillë.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se deklaratat për ndarje nga ana e ambasadorit rus janë përpjekje për ta sjellë qasjen ruse të ndarjes nga Euro-Azia në Ballkan.

Hoxhaj theksoi se kufijtë e Ballkanit janë të pandryshueshëm dhe çdo ide për ndarje është burim i konflikteve të reja.

HW

“Jo, faleminderit”, përfundoi Hoxhaj postimin në Twitter.

Ne respektojmë pozitën e Serbisë dhe ajo zgjidhje, të cilën ajo mendon se është më e mira për të, ne do të përkrahim, ka thënë ambasadori rus në Serbi Aleksandar Chepurin.

Ai ka deklaruar se Rusia do të përkrahte ndarjen e Kosovës nëse Serbia mendon se ajo është zgjidhje më e mirë për të. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.