ARKATANA

Hoxhaj i kënaqur, por edhe i zhgënjyer nga votimi për vizat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas votimit në Komitetin LIBE të Parlamentit Evropian, të raportit për Kosovën që ndërlidhet me liberalizim të vizave, ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai nëpërmjet dy postimeve në llogarinë e tij në twitter ka shprehur kënaqësinë, por edhe zhgënjimin njëkohësisht.

“I kënaqur me votimin në favor të raportit për liberalizim të vizave nga komiteti LIBE i Parlamentit Evropian”, ka shkruar Hoxhaj.

“Falënderim për Tanja Fajon dhe anëtarët e tjerë për mbështetje”.

Ndërkohë me një status tjetër në këtë rrjet social, Hoxhaj shpreh edhe zhgënjimin e tij.

Uji Dea

“Gjithashtu i zhgënjyer me mungesën e mbështetjes nga LIBE për dhënien e mandatit për fillim të negociatave”, deklaroi Hoxhaj.

“Shumë mbetet që të adresohen javët që vijnë”.

Komentet e ministrit Hoxhaj vijnë pasi Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian votoi raportin për Kosovën të raportueses Tanja Fajon, por kushtëzoi që liberalizimi I vizave për Kosovën të mos shkojë në Parlamentin Evropian, para se Prishtina zyrtare të përmbushë të gjitha kushtet.

E një prej këtyre kushteve është ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi./Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.