FIDANISHTJA

Hoxhaj i drejtohet qeverisë Kurti: Kosova nuk ndërtohet me izolim, retorikë përçarëse apo populizëm

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti, duke thënë se Kosova nuk mund të ecë përpara nëse pushteti e sheh veten si “pronare e gjithëpushtetshme e shtetit” dhe jo si shërbëtore të qytetarëve.

Sipas Hoxhajt, kur kritika etiketohet si armiqësi, dialogu zëvendësohet me arrogancë dhe vendimmarrja përqendrohet në një dorë, demokracia dobësohet dhe institucionet humbasin autoritetin e tyre.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet ta kuptojë se qytetarët nuk presin propagandë, por rezultate dhe përgjegjësi. Hoxhaj ka theksuar nevojën për unitet, dialog dhe bashkërendim të potencialeve politike, ekonomike e shoqërore në funksion të zhvillimit të vendit.

Hidromorava

Në reagimin e tij, Hoxhaj ka kërkuar edhe një klimë më të sigurt për biznesin, me siguri juridike, investime të huaja dhe konkurrencë të lirë e të ndershme.

Ai ka paralajmëruar se klientelizmi pranë pushtetit dhe klima e “gjuetisë së shtrigave” ndaj bizneseve të konsoliduara dëmtojnë besimin e investitorëve dhe zhvillimin ekonomik.Sipas tij, interesi shtetëror dhe kombëtar duhet të jetë mbi çdo interes partiak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.