HW

Hoxhaj: Gërvalla kryegafa e Qeverisë Kurti, i humbi Kosovës shumë mundësi për njohje të reja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pesë vjet ishte në krye të diplomacisë kosovare e gjatë mandatit të tij, rreth 70 shtete e njohën Pavarësinë e Kosovës.

Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj është i pakënaqur me punën e Donika Gërvallës, e cila në këtë pozitë erdhi disa vite më vonë.

Që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit dhe emërimit të Gërvallës në krye të diplomacisë, Hoxhaj thotë se Republika e Kosovës nuk ka pasur fare politikë të jashtme.

Momentalisht, ai pohon se diplomacia kosovare ka rënë në nadir nga injorimin që thotë se i është bërë nga Qeveria Kurti.

Ish-kryediplomati vlerëson se gjatë 2025-ës, po sikur të shfrytëzonte momentumin, Kosova ka mundur të arrinte edhe njohjen e 7 vendeve.

FIDANISHTJA

Injorimi i mundësive për njohje të reja, e mosanëtarësimi i shtetit të Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, Hoxhaj pohon se janë dështimet më të mëdha që ka pësuar politika e jashtme e Kosovës gjatë viteve të fundit.

Vetë emërimin e Gërvallës në krye të diplomacisë, Hoxhaj e cilëson si kryegafë të kësaj qeverie. E përgjegjës pohon se është kryeministri në detyrë Albin Kurti për të cilin thotë se e ka larguar politikën e jashtme nga lista e prioriteteve, duke e kthyer në një çështje të brendshme.

Mangësia e diplomacisë kosovare ai thotë se nis nga mungesa e stafit në ambasada, e pastaj edhe nga mungesa e ambasadave në disa vende.

E kjo, sipas tij, shpërfaq paaftësinë e kryediplomates në detyrë për të kuptuar rolin e diplomatëve dhe konsujve.

Hoxhaj paralajmëron se vitii 2026 do të jetë viti më i vështirë në politikën e jashtme, prandaj thotë se është detyrë e qeverisë së ardshme që ta rikthejë diplomacinë në mesin e çështjeve primare. /Klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.