Eko Higjiena

Hoxhaj garanton se Malit të Zi s’do t’i falet asnjë metër territor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas kundërshtimeve të opozitës për demarkimin e kufirit me Malin e Zi duke thënë se nuk ka hapësirë për frikë dhe keqkuptime.

Si kryetar i Komisionit Parlametnar për punë jashtme, ai konfirmon të ketë pranuar një raport nga Komisionit Shtetëror për përcaktimin e vijës kufitare ku thotë se “vija kufitare ndërshtetërore do të shënohet në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974 dhe Planin e Ahtisaarit”, transmeton Koha.net

“Pas leximit të tërësishëm të raportit, është shumë e qartë se nuk ka hapësirë për frikë dhe keqkuptime. Përcaktimi i vijës kufitare është në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974 dhe Planin e Ahtisaarit. Asnjë metër e tokës së Kosovës nuk i falet askujt dhe shënimi i kufirit ndërshtetëror si kufi ndërkombëtar është ngjarje e madhe dhe shumë pozitive për sovranitetin e vendit” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai fton qytetarët, partitë politike, deputetët apo edhe pjesëtarët e shoqërisë civile që ta shohin raportin dhe kuptojnë të vërtetën.

Mobi Casa

Koha Ditore në numrin e sotëm shkruan se vetëm dy faqe është përmbajtja e gjithë raportit qeveritar që arsyeton vijën kufitare me Malin e Zi, e cila, sipas opozitës dhe banorëve lokalë, ia tkurrë territorin Kosovës për 12 mijë hektarë.

Gazeta ka siguruar raportin e hartuar nga Komisioni për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror. Kabineti Qeveritar e ka miratuar atë dhjetë ditë më parë.

Firmosja e marrëveshjes për kufirin pritet të bëhet këtë javë në Vjenë. Opozita për nesër ka paralajmëruar një protestë në Pejë, për të kundërshtuar këtë vendim.

http://koha.net/?id=27&l=72156

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.