United Hospital

Hoxhaj flet për peshën e miqve në diplomaci

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, aktualisht Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj ka folur në Klan Kosova për përvojën e tij në diplomaci nga perspektiva e një intelektuali të përfshirë në politikë.

Në gjykimet e tij njëherësh edhe në formë të leksioneve çfarë i duhet një diplomati dhe si të punohet në politikën e jashtme, Hoxhaj ka thënë se arma kryesore e njerëzve që u bie barra t’i përfaqësojnë shtetet e vogla është arti i bindjes.

“Politika e jashtme nuk është vetëm determinim i interesave shoqërore. Psikologjia është element kyç për çdo njeri që bën përpjekje ta bind dikë. Duhet ta njohësh botën mentale të atij që takon” ka thënë Hoxhaj duke cituar herë pas here edhe autorë e ish-diplomat të ndryshëm.

Një aspekt tjetër që duhet ta kenë diplomatët, sipas Hoxhajt janë edhe njohjet personale dhe aty ku nuk ekziston ndonjë lidhje ndër-shtetërore duhet synuar përmes lidhjet e miqësive personale.

United Hospital

I pyetur për të zbuluar kontaktet e tij dhe sa i ka shfrytëzuar veçmas me njerëz të Angela Merkel, Hoxhaj ka përmendur për herë të parë publikisht miqësitë që ka.

“Është e vërtetë që miqësitë në diplomaci janë të rëndësishme. Dhe si Kosovë kemi pasur shumë përkrahje edhe nga miqësitë e mira që kam me një këshilltar të afërt të Kancelares Angela Merkel dhe Andreas Schockenhof, i cili vdiq muaj më parë. Këta ishin edhe dy njerëzit që hartuan 7 pikëshin e famshëm që i dorëzuan në Beograd dhe sot është korniza negociuese e BE-së për Serbinë” ka thënë Hoxhaj, citon Zëri.

“Politika e jashtme e vendeve të vogla zakonisht bazohet në diplomaci. A ka prioritete të qarta, a ka një platformë dinamike pro aktive. Shumë prej synimeve mund të jetësohen. Vendet e vogla ushtrojnë ndikim edhe nga mbështetja që marrin nga fuqitë e mëdha”, ka thënë Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.