UBT

Hoxhaj fajëson LDK-në, LVV-në, AAK-në dhe Nismën për mos liberalizim të vizave

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Bashkimi Evropian në raport me Kosovën ka qenë i padrejtë sa i përket vendimit tpër liberalizimin e vizave.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Bashkimi Europian në raport me Kosovën ka qenë i padrejtë dhe jo fer sa i përket vendimit për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ai tha se është punuar për 12 vjet që të përmbushen të gjitha kriteret në mënyrë që qytëtarët të lëvizin pa viza.

“Bashkimi Europian në raport me Kosovën mendoj që ka qenë i padrejtë, jo fer dhe nuk e ka vlerësuar jo vetëm punën e Kosovës por nuk e ka vlerësuar edhe vetë punën e institucioneve të BE-së. Ne pothuajsë 12 vite kemi punuar që t’i përmbushim të gjitha kriteret në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza drejt vendeve Shengen . Komisioni Evropian ka dal në vitin 2016, 2017, 2018 dhe 2019, disa herë me raporte që kanë marrë mbështetje edhe nga Parlamenti Evropian dhe natyrisht që ato i përfaqësojnë edhe interest e shteteve anëtare. Arsyeja pse deri tash nuk ka një vendim pozitiv për Kosovën, nuk ka të bëjë me Komisionin Evopian apo me Parlamentin Evropian, apo Brukselin, por ka të bëjë me shtetet anëtare të BE-së.”, ka thënë Enver Hoxhaj mbrëmë për televizionin shqiptar Ora.

GRANDEMALL

Fajin për mos liberalizimin e vizave deri tani, Hoxhaj ia hudh Lidhjes Demokratike të Kosovës, LVV-së, AAK-së dhe Nismës.

“Liberalizimi i vizave flet edhe për një gjë tjetër, atë që ne do të mund ta arrinim në vitin 2016, dhe nuk u arrit për shkak të fajit të një pjese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje, të AAK-së dhe Nismës, nga ku tash e kemi një temë e cila është shtyrë deri në pafundësi, ka thënë tutje Hoxhaj.

Ai ka shtuar kjo tregon se në raport me temat e jashtme, do të duhej të jemi më të mencur dhe më strategjik dhe të mos humbim kohë. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.