Eko Higjiena

Hoxhaj: E rëndësishme që BE-ja dhe SHBA-ja të sigurojnë që Kosova të ketë një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, në një replikë në Twitter, ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se NATO do të vazhdojë të ndjekë rrugën e vendosur drejt anëtarësimit të Kosovës në aleancë dhe nuk do të kërkojë pëlqimin e Serbisë për proceset e ardhshme në lidhje me Kosovën. Ndërkohë, Ischinger ka kërkuar mendimin e ish-ministrit Hoxhaj, i cili u përgjigj duke thënë se është e rëndësishme që BE-ja dhe SHBA-ja të sigurojnë që Kosova të ketë një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO..

Kjo u tha pas kritikave të ish-kryediplomatit kosovar, Petrit Selimi, për kundërshtimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Ischinger, nga ana tjetër, nuk e konsideroi këtë si një rrezik, duke thënë se nuk është në dijeni se NATO do të kërkojë pëlqimin e Serbisë për ndonjë proces apo vendim të ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

Eco Higjiena

Ai gjithashtu kërkoi mendimin e ish-kryediplomatit tjetër kosovar, Enver Hoxhaj, në lidhje me këtë çështje.

Në anën tjetër, ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar rëndësinë që ShBA-ja dhe BE-ja ofrojnë një perspektivë të qartë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Është e rëndësishme që BE/SHBA të sigurojnë që Kosova të ketë një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO. PfP [Partneriteti për Paqe] ka “skaduar” pas luftës aktuale Rusi-Ukrainë. Kosova ka nevojë për një plan veprimi për anëtarësim dhe njohje nga 5 vendet e BE-së. Kjo do ta normalizojë Kosovën në Evropë, dhe Evropën në Ballkan”, tha Hoxhaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.