RCCOLA

Hoxhaj: Draft-asociacioni i Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi se draft-asociacioni i kryeministrit Edi Rama duhet ta ketë mbështetjen në Kosovë.

Hoxhaj theksoi se e çmon kontributin e kryeministrit Rama.

“Unë mbështes qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për krizën në veri të#Kosovës. Është thelbësore që Kosova të punojë së bashku me aleatët tanë strategjikë në mënyrë që të adresojmë me përgjegjësi dialogun Kosovë-Serbi dhe qasja më e qëndrueshme është përmes një marrëveshjeje të plotë të njohjes reciproke”, shkruan deputeti i PDK-së.

Ndërkaq, në një deklaratë për gazetarë, Hoxhaj thotë se Asociacioni nuk është një shpikje e kryeministrit Rama, është një obligim nga viti 2013.

Uji Dea

“Unë e përshëndes dhe e çmoj shumë kontributin e kryeministrit Rama dhe Shqipëria ka pasur rol në të kaluarën dhe duhet të ketë edhe sot, në tejkalimin e situatës në veri të vendit.

Asociacioni nuk është një shpikje e kryeministrit Rama, është një obligim nga vitit 2013, për te cilën unë kam qenë edhe në atë kohë që të zbatohet, që të krijohet.

Nëse do të krijohej në 2013, në vitin 2023 nuk do të kishim këto probleme që i kemi sot. Zotëri Kurti e ka pranuar asociacionin me pikën e shtatë, me një paketim të ri ‘vetëmenaxhim’. Iniciativa e kryeministrit Rama duhet të ketë mbështetjen në Kosovë”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/