United Hospital

Hoxhaj: Çfarëdo ndryshimi i kufijve në Ballkan hap kutinë e Pandorës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rishfaqja e ambicieve të Serbisë për ndryshim të kufijve ka nxitur reagimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj. Përmes një reagimi në Twitter, Hoxhaj tha se kur Beogradi flet për ndarje në Ballkan, ata në fakt e kanë në mendje ndarjen e e Bosnjës, duke shtuar se deklaratat e Milorad Dodik janë dëshmi për këtë.

Hoxhaj theksoi se cfarëdo ndryshimi në kufijtë e Ballkanit Perëndimor hap kutinë e Pandorës dhe krijon domino efekt në gjithë rajonin.

“Kur Beogradi përmend ndarjen e territoreve në Ballkan, në fakt mendjen e kanë tek ndarja e Bosnjës. Rikonfirmim për këtë është edhe kjo deklaratë e Milorad Dodik. Cfarëdo ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor hap kutinë e pandorës dhe krijon efekt domino në gjithë rajonin”, ka shkruar Hoxhaj në postimin në Twitter.

Fundamenti

Udhëheqësi i Republika Srpska në Bosnjë, Millorad Dodik, ka rikthyer ambiciet serbe për ndryshim të kufijve në Ballkan. Madje, ai tha se kjo gjë duhet të bëhet në mënyrë të qetë, pa bërë shumë zhurmë, përkundër faktit se komuniteti ndërkombëtar njëherit sponsorë të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor tashmë disa herë janë shprehur kundër cfarëdo ndryshimi të kufijve.

Dodik u shpreh se pjesa e Bosnjës me shumicë serbe, dhe pjesa e Kosovës e banuar me popullsi të kombësisë serbe duhet t’i bashkohen Serbisë.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia shfaq ambicie për ndryshim të kufijve, pasi edhe më herët zyrtarë të lartë të Serbisë kanë dale me ide të këtilla.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.