Hoxhaj: Bisedimet me Serbinë në bazë të Kushtetutës

Shefi diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë nga ku ka marrë vlerësime nga ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti për hapat e hedhur nga Kosova gjatë muajve të fundit.
“Kjo vizitë merr një kuptim të veçantë pasi ndodh në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë”, tha Panariti, siç transmeton Top Channel.
Ministri Hoxhaj ka kërkuar ndihmën e Shqipërisë në dhënien e ekspertizë, për sa i përket proceseve integruese të Kosovës veçanërisht procesit të liberalizimit të vizave.
Hoxhaj tha se bisedimet me Serbinë janë duke u zhvilluar në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe një rezolute të miratuar nga Parlamenti. Ministri Enver Hoxhaj shprehu shqetësimin në lidhje me gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.