ARKATANA

Hoxhaj: Berlini, adresa evropiane e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar të martën një takim me ambasadorin Ernst Reichel, i ngarkuar i Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore dhe shtetet e EFTA-s.

Gjatë takimit me ambasadorin Reichel, i cili më herët ka qenë ambasador i Gjermanisë në Prishtinë, ministri Hoxhaj e ka njoftuar për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë.

Hoxhaj veçoi fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë, subjektivitetit ndërkombëtar si dhe avancimin e rrugës integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës.

Ai shprehu mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për kontributin dhe mbështetjen që Gjermania po jep për Kosovën në të gjitha aspektet.

Ministri Hoxhaj theksoi veçanërisht rëndësinë e përkrahjes së Gjermanisë për përmbylljen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, liberalizimin e vizave si dhe të anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

UBT

Ambasadori Ernst Reichel, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Gjermanisë për Kosovën në proceset integruese, duke përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Reichel po ashtu shprehu përkrahjen e Berlinit për proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Reichel biseduan edhe për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Ministri i Jashtëm i Kosovës shprehu përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve dhe shkëmbimeve të gjithanshme bilaterale me Gjermaninë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës.

Edhe ambasadori Reichel shprehu vullnetin e Qeverisë gjermane për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.