United Hospital

Hoxhaj, Apostolovës: E kemi marrë shumë seriozisht Raportin e progresit

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me ç’rast është bërë pranim-dorëzimi zyrtar i raportit të Komisionit Evropian për Kosovën.
Zëvendëskryeministri pas takimit tha se raporti përmban të gjetura pozitive për punët që janë kryer, si dhe përbën pasqyrë të qartë për fushat në të cilat duhet të fokusohemi më tepër, në mënyrë që të shënojmë progres, bën të ditur një njoftim nga Qeveria.

Hoxhaj deklaroi se Qeveria e Kosovës do të hartojë plan veprimi për t’i adresuar fushat në të cilat mbetet ende punë për të bërë, të cilat janë pasqyruar edhe në këtë raport.

“Ne si Qeveri e Kosovës e marrim këtë raport shumë seriozisht. Do të bëjmë përpjekje maksimale që ta hartojmë një plan të veprimit në Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që t’i zbatojmë të gjitha kërkesat dhe të gjeturat që ka nxjerrë ky raport”.

Hoxhaj foli për pritjet e qytetarëve të Kosovës nga BE-ja, ku theks të veçantë i vuri liberalizimit të vizave.

KKVITI

“Pritja kryesore që e kanë qytetarët e Kosovës është procesi i liberalizimit të vizave, dhe gjuha që është përdorur në lidhje me këtë proces, në raport, është gjuhë premtuese. Ka një vlerësim pozitiv, ndërsa neve na mbetet që të bëjmë punë brenda vendit dhe na mbetet që të lobojmë tek shtetet anëtare dhe institucionet në Bruksel, me qëllim që këtë pritje të qytetarëve ta shndërrojmë në realitet gjatë vitit 2018”, deklaroi Hoxhaj.

Në anën tjetër, shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova tha se raporti rikonfirmon përkushtimin e Komisionit Evropian për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, e në veçanti për Kosovën, bën të ditur njoftimi nga Qeveria.

“Raporti reflekton të arriturat e Kosovës në këtë periudhë. Ka shumë punë që mbetet për të bërë, por nuk duhen lënë anash edhe përparimet në fusha të ndryshme. U pajtuam me zëvendëskryeministrin Hoxhaj, që bashkërisht të dalim me një plan veprimi për t’i adresuar prioritetet dhe mënyrën e implementimit të tyre”, ka deklaruar Apostolova pas takimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.