Hidromorava

Hoxhaj: Agresioni me shumë fronte i Serbisë kundër Kosovës s’po ndalet

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se agresioni me shumë fronte i Serbisë kundër Kosovës, madje edhe pas Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, nuk po ndalet.

Sipas Hoxhajt, përmes një reagimi të tij në rrjetin social Twitter, ka shkruar se Serbia është duke shfrytëzuar veprimet terroriste, e duke lobuar në mënyrë aktive kundër shtetësisë së Kosovës.

“A është dikush ende i interesuar në BE-në në dialog, nëse po, ndërmerrni veprime sepse heshtja po merr anën.”, ka shkruar Hoxhaj tutje.

Fundamenti

Ky reagim i ish-ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj, vjen pasi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka falenderuar shtetin e Irakut për mosnjohjen e Republikës së Kosovës, pas takimit me kreun e Parlamentit irakian, Muhamed El Halbusi.

Ai ka shkruar në Instagram të martën se ka pasur takim me El Halbusin, duke theksuar se kanë biseduar mbi përmirësimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Irakut, situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe Lindjen e Mesme.