Eko Higjiena

Hoxha: Vlerat e Deklaratës universale, vlera të përcaktimit tonë integrue

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ka theksuar se OKB, më 10 dhjetor 1948, ka obliguar shtetet të promovojnë dhe zbatojnë Deklaratën universale të të drejtave të njeriut, të cilat ajo i konsideron të patjetërsueshme në përcaktimin integrues.

Ministrja Hoxha ka theksuar po ashtu se “çështjet e veçanta si dhuna ndaj fëmijëve, grave, grupeve të margjinalizuara apo me nevoja të veçanta, janë me prioritet dhe shqyrtohen në frymën e Deklaratës universale të të drejtave të njeriut”.

Këtu është postimi i plotë i Ministres Hoxha:

United Hospital

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, e miratuar nga Asambleja e OKB-së, më 10 dhjetor 1948, na obligon të promovojmë Deklaratën universale të të drejtave të njeriut. Me përgjegjësi dhe përkushtim i zbatojmë dhe promovojmë këto vlera të patjetërsueshme në përcaktimin tonë integrues euro-atlantik.

Çështjet e veçanta si dhuna ndaj fëmijëve, grave, grupeve të margjinalizuara apo me nevoja të veçanta, janë me prioritet dhe shqyrtohen në frymën e Deklaratës universale të të drejtave të njeriut. Angazhim ynë është permanent për respektimin e vlerave dhe promovimin e kësaj Deklarate.

Vlerat e Deklaratës janë të inkorporuara në Kushtetutën dhe ligjete e Republikës së Kosovës, andaj, në këtë ditë kujtojmë universalitetin dhe karakterin e pandashëm e të patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive të njeriut, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.