FIDANISHTJA

Hoxha: Vizat hiqen sivjet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë një interviste për “Zërin” është shprehur e bindur se Bashkimi Evropian këtë vit do t’i heqë vizat për Kosovën. Sipas saj, pas rekomandimit që do të jepet nga Komisioni Evropian këtë muaj, i cili beson se do të jetë pozitiv, nevojiten 3-6 muaj kohë për t’i përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme në Parlamentin Evropian, si dhe në Këshillin e Ministrave të BE-së.

Me publikimin e rekomandimit nga Komisioni Evropian (KE), i cili do të ndodhë në fund të këtij muaji, do të bëhet e qartë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Kështu ka deklaruar ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, e cila në një intervistë për “Zërin” është shprehur e bindur se ky proces do të finalizohet përgjatë këtij viti.

Sipas të parës së MIE-së, nga dita e marrjes së sinjalit pozitiv për liberalizim nga KE-ja procedurat e miratimit në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave mund të marrin kohë 3 deri në 6 muaj.

FIDANISHTJA

Lidhur me çështjen e vizave ajo ka bërë të ditur se si ministre bashkë me krerët e tjerë institucionalë janë duke lobuar te vendet që janë skeptike rreth liberalizimit për Kosovën.

Ndërkohë, ka vlerësuar se pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si shtet nuk paraqesin asnjë pengesë në procesin e liberalizimit.

“Pesë shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit tonë nuk do të mundë ta pengojnë as liberalizimin e as procesin tonë integrues”, ka theksuar Hoxha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.