Hidromorava

Hoxha takohet në Bruksel me komisionerin Hahn, merr mbështetje për perspektivën evropiane

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar Johanes Hahn, komisionar për zgjerim i Bashkimit Evropian, me ç‘rast ka diskutuar për agjendën integruese të Kosovës.

Ministrja Hoxha ka theksuar përparimin e bërë në shumë fusha, që nga sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë.

Hoxha ka kërkuar përkrahje nga Komisioneri Hahn veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik me theks të veçantë ndihmën per ndërmarrësit e rinj që do të ndikonte në shtimin e vendeve të punës.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është sukses yni i përbashkët, andaj, konsiderojmë se procesi do përshpejtuar për të vënë në fokus, përmbushjen e reformave adekuate dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të pëmbushë obligimet e MSA-së”, ka deklaruar Hoxha.

ARKATANA

Ministrja Hoxha po ashtu ka theksuar rëndesinë e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Komisionari për zgjerim, Johanes Hahn, ka ritheksuar qendrimin për perspektivën evropiane të Kosovës. Ai me këtë rast ka potencuar rëndësinë e inplementimit të Agjendës Evropiane të Reformave dhe zbatimit të MSA, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Komisioneri Hahn konfirmoi mbështetjen për Kosovën dhe perspektivën e saj evropiane si dhe mbështetjen për MInistren Hoxha në përpjekjet për të dinamizuar procesin integrues.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.