ARKATANA

Hoxha: Ta ratifikojmë Demarkacionin, çdo vonesë ndikon në heqjen e vizave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në rrjetin social Facebook ka theksuar se ka qenë këmbëngulëse që nga dita e parë në krye të kësaj ministrie për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, si të domosdoshëm për liberalizimin e vizave.

Hoxha ka ftuar institucionet përgjegjëse të veprojnë për përmbylljen e këtij procesi, madje ka theksuar “le t’u mundësojmë qytetarëve tanë lëvizjen e lirë gjatë vitit 2018! Të jetë viti 2018, vit i lëvizjes së lirë për Kosovën”.

Postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Plotësimin e kushtit të mbetur për liberalizimin e vizave, ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, e kam kërkuar që nga intervistat e para si Ministre e Integrimit Evropian, si të domosdoshme.

FITORJA

Ftoj të gjitha forcat politike parlamentare, miqtë ndërkombëtar dhe institucionet ekzekutive të vendit tonë, pa dallim, të angazhohemi për përmbylljen me sukses të ketij procesi. Ditët po ecin ndërsa çdo vonesë na pamundëson liberalizimin e vizave gjatë vitit 2018.

Ftoj dhe lus të gjitha institucionet që të përmbyllet ky proces dhe t’u mundësojmë qytetarëve lëvizjen e lirë. Qytetarët tanë nuk meritojnë izolimin e aq më pak kur ky izolim vjen si pasojë e mungesës së konsensusit të brendshëm.

Demarkacioni mbetet kusht për hapjen e proceseve tjera që çojnë vendin tonë në rrugën e finalizimit të lëvizjes së lirë dhe proceset tjera integruese.

Le t’u mundësojmë qytetarëve tanë lëvizjen e lirë gjatë vitit 2018! Të jetë viti 2018, vit i lëvizjes së lirë për Kosovën!”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.